Renditja/ Partizani barazon 2-2 në Shkodër dhe mban kreun, Skënderbeu me dhjetë lojtarë ndal AF Elbasanin! Tirana e bën dramë me Laçin

Renditja/ Partizani barazon 2-2 në Shkodër dhe mban kreun, Skënderbeu me dhjetë lojtarë ndal AF Elbasanin! Tirana e bën dramë me Laçin

Vllaznia 2-2 Partizani

Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e mbetura për raundin e dhjetë. Në Elbasan vendasit u ndalën 1-1 nga Skënderbeu, teksa në Korçë sfida mes Tiranës dhe Laçit u mbyll po 1-1. Kjo javë u mbyll në 19:30 në "Loro Boriçi" ku vendasit e Vllaznisë barazuan 2-2 ndaj Partizanit. "Demat" vijojnë të jenë në krye të renditjes.

Në "Loro Boriçi" mes katër golave dhe spektaklit Vllaznia dhe Partizani barazuan 2-2. Mba zhbllokoi sfidën për "Demat" pas 15 minutave lojë, para se Stojanovic dhe Mala të përmbysnin ndeshjen për shkodranët. Fundi i sfidës ishte dramatik për vendasit që e pësuan sërish nga Mba. Dy barazime radhazi në udhëtim për Partizanin që e mbajnë sërish në krye të renditjes me 17 pikë.

Në "Elbasan Arena", AF Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Skënderbeut. Edhe pse korçarët për 47 minuta luajtën me një lojtar më pak, "Tigrat" nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga fusha e tyre. Gjithçka u zhbllokua nga Ermir Rashica që pasi dribloi dy mbrojtës kaloi Skënderbeun në avantazh gjatë minutës së 29-të. Më pas Prenci në të 43 minutë la korçarët me një lojtar më pak. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e barazimit me Ze Gomes, ndërsa në fraksionin e dytë VAR anuloi një gol për AF Elbasanin. Kështu, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, me AF Elbasanin që e ka barazimin e tretë radhazi.

Në stadiumin e Korçës, skuadrat e Tiranës dhe Laçit barazuan 1-1. Jarmouni ishte "engjëll dhe djall", pasi në të 42 minutë kaloi Tiranën në epërsi dhe në fundin e sfidës shënoi në portën e tij për të bërë që Tirana të vuajë me vetëm një fitore këtë sezon.

Superliga shqiptare e futbollit, java 10-të:

E premte, 25 tetor 2024 - 14:00

Bylis 4-0 Teuta

Egnatia 1-1 Dinamo

E shtunë, 26 tetor 2024

17:00 AF Elbasani 1-1 Skënderbeu

17:00 Tirana 1-1 Laçi (zhvilluar në Korçë)

19:30 Vllaznia 2-2 Partizani

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere