ELBASAN - Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi mesditën e sotme sfidën e prapambetur mes Ilirisë së Fushë-Krujës dhe Skënderbeut të Korçës. Në fushën neutrale të "Elbasan Arenës" dueli u fitua 0-2 nga miqtë falë golave të Tayo Razack dhe Foti Çuçka.

Kjo sfidë ishte programuar të luhej më datën 3 dhjetor në Fushë-Krujë, por Federata Shqiptare e Futbollit e shtyu pasi klubi korçar denoncoi dhunën nga lojtarët vendas në dëm të futbollistëve të Skënderbeut.

Pas incidentit policia nisi hetim në gjendje të lirë për tre pjesëtarët e Ilirisë, ndërsa Disiplina e FSHF-së vendosi që klubi nga Fushë-Kruja t'i zhvillonte të gjitha ndeshjet si vendas në fushë neutrale, për gjithë sezonin.

Sa i takon sfidës së sotme, ishin korçarët ata që dominuan duelin. Goli i parë i ndeshjes u shënua vetëm në fundin e pjesës së parë me autor Tayo Razack, ndërsa Foti Çuçka në minutën e 57-të dyfishoi shifrat.

Renditja pas javës së 16-të në Kategorinë e Parë