Komisioni i Disiplinës ka dënuar ashpër Ilirinë e Fushë-Krujës për dhunën e ndodhur para ndeshjes me Skënderbeun për Kategorinë e Parë.

Iliria fillimisht ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh, ndërsa të gjithë ndeshjet e mbetura të sezonit ku është pritëse do ti luajë në fushë asnjëanëse, jo më afër se 50 kilometra nga stadiumi i Fushë-Krujës. Jo vetëm kaq, por futbollistët Adolf dhe Brajan Selmani, por edhe Bruno Arrabal janë dënuar me 4 ndeshje pezullim. Njëjtë edhe për zyrtarin Jornels Selmani.

Sa i takon ndeshjes me Skënderbeun ajo do të luhet më 17 mars në ‘Elbasan Arena’.