Skënderbeu mposht Partizanin 1-0
dhe merr kreun, miqtë thyejnë stolat

Skënderbeu mposht Partizanin 1-0<br />dhe merr kreun, miqtë thyejnë stolat
Partizani pëson humbjen e parë pas 17 javësh dhe lëshon kreun për Skënderbeun që fitoi përballë të kuqve me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje të tensionuar.
 
90’ e zhvilluara në Korçë ishin të mbushura me gjithçka, tension, përplasje në tribunë dhe në fushë, shumë kartona të verdhë, një të kuq, raste pa fund për gol, por në fund triumfoi eksperienca e Skënderbeut, që duket se do të ngrejë kurorën e kampionit të dimrit edhe këtë edicion në kampionatin shqiptar.
 Partizani
Sfida nisi e tensionuar, pasi deklaratat në media ia lanë fjalën fushës së blertë përballë një stadiumi të tejmbushur, teksa një pjesë e tifozëve që kishin udhëtuar nga Tirana mbetën jashtë, por kishte shumë edhe nga vendasit që nuk kishin arritur të siguronin një biletë për ndeshjen vitrinë të futbollit shqiptar.
 Partizani
Partizani ishte rreshtuar mirë në mbrojtje duke pritur gabimet e vendasve për të përfituar, ndërsa Skënderbeu u zhvendos që në fillim në sulm duke kërkuar golin, të cilin nuk vonoi shumë duke e gjetur me sulmuesin Peter Olainka në të 12’.
 Partizani
Goli erdhi nga një aksion i shpejtë nga e djathta, Progni merr një top nga mesfusha, kroson saktë në zonë për sulmuesin që kërcen më shumë se mbrojtësit e kuq duke e ndalur topin në rrjetë.
 
Partizani tentoi të barazojnë disa herë, por lojtarët nuk u treguan të saktë para portës. Rastin më të mirë për të barazuar e kishte serbi Racic, i cili pas një pasimi  të saktë doli i vetëm përballë Shehit, por portieri i korçarëve bën mrekullinë duke evituar një gol të sigurt.
 Partizani
Sfida ka pasur mjaft tension jo vetëm në fushë, por edhe në tribunë, pasi tifozët e Partizanit kanë thyer disa stola në stadium dhe kanë hedhur fishekëzjarrë, pasi arbitri nuk akordoi një penallti, e cila u pretendua nga Racic në të 37'.  Situata është mbajtur nën kontroll nga forcat e shumta të policisë.

Në pamje: Përplasja e tifozëve të Partizanit me policinë brenda dhe jashtë stadiumit në Korçë
 

Serish incidente ne stadiumet tona. Forcat e Nderhyrjes se Shpejte ne aksion kunder tifozeve te Partizanit.

Posted by on 2015-12-19


 Partizani
Provokimet mes tifozerive erdhën pa filluar ndeshja pas disa banderolave nga të kuqtë, që sollën kundërpërgjigjen e ‘Ujqërve të Dëborës’.
 
Pjesa e dytë nisi me Partizanin në sulm që synonte të shmangte humbjen e parë, por tentativat e Mazrekajt ishin të dobëta duke lënë për të dëshiruar, pasi nga kosovari pritej shumë në një ndeshje të tillë.
 Partizani
Përgjigjen vendasit me sulmuesin Hamdi Salihi që godet fuqishëm me kokë një top të ardhur nga Latifi, por kapiteni Hoxha grushton duke shmangur golin.
 
Shkodrani mbetet i dëmtuar duke u larguar, ndërsa në vendin e tij futet Abazi.
 
Në të 76’ Starova vendos që të largojë Dajën duke futur në fushë Sukajn, por shkodrani nuk qëndron në fushë më shumë se 12 sekonda, pasi teksa Mazrekaj po ekzekutonte një goditje dënimi, sulmuesi goditi me grusht Arapin në fytyrë.
 Partizani
Në vijën anësore pas porte ndodhej, ai të cilit Partizani i trembej më shumë se kujdo tjetër dhe që i kërkoi zyrtarisht FSHF që të mos ishte pjesë e gjykimit të ndeshjes, Enea Jorgji.
 
Ishte pikërisht Jorgji që sinjalizoi arbitrin kryesor për gjestin e shkodranit duke sjellë largimin e tij nga fusha me karton të kuq.
Partizani
Minutat e mbetura prodhuan vetëm tension në fushë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar duke sjellë nisjen e festës në stadium dhe jashtë tij.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë