Skënderbeu mposht Teutën në shtëpi
Vangjeli, heroi i ndeshjes pa tifozë

Skënderbeu mposht Teutën në shtëpi<br />Vangjeli, heroi i ndeshjes pa tifozë
Skëndërbeu ka mposhtur në shtëpi Teutën me rezultatin e ngushtë 1-0.
 
Në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Teutës, vendasit kanë fituar falë golit të Vangjelit në minutën e 86.
 
Sfida dukej sikur do mbyllej pa gola dhe pa fitues por Vangjeli është kthyer në heroin e ndeshjes me golin e tij në minutën e 86, duke i dhënë fitoren Skëndërbeut.

Fitore të cilës ju gëzuan vetëm lojtarët e pankinës së Skëndërbeut pasi ndeshja u luajtë pa tifzë për shkak të dënimit që ka dhënë FSHF.
 
Skëndërbeu do të shkojë të luaj aktin e dytë të gjysmëfinaleve në "Niko Dovana" dhe më e pakta që duhet të bëjë për të siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë është të mbajë barazimin në fushën e "djemve të detit".

Dy gjysmë finalistet e tjera të Kupës së Shqipërisë Beslidhja dhe Tirana e kanë mbyllur sfidën në barazim 1-1.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më datë 19 prill në orën 15:30.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)