Skëndërbeu ndez luftën për titull
mund Vllazninë me rezultatin 4-3

Skëndërbeu ndez luftën për titull<br />mund Vllazninë me rezultatin 4-3
Është mbyllur me rezultatin 4-3 ndeshja Skëndërbeu- Vllaznia.

Një ndeshje me shumë gola, e cila duhej si e lehtë për vendasit por që nuk rezultoi e tillë. Çinari, duke përfituar nga një gabim i portierit Shehi, kur kishin kaluar vetëm 5 minuta nga nisja e takimit, kaloi skuadrën e tij në avantazh. Goli i barazimit erdhi vonë, në minutën e 40 të pjesës së parë.

Edhe për korçarët goli i parë, erdhi si rezultat i gabimit të Plakut, ku i dhuroi Skënderbeut një 11 metërsh, të cilën Salihi ia doli ta dërgonte topin në rrjetë. Me rezultatin 1-1 është mbyllur pjesa e parë e këtij takimi, për t'i lënë vendin një pjese të dytë me shumë gola. Penaltinë që humbën, shkodranët iu përgjigjënt me penallti, të cilën Tafili e ekzekuton në mënyrë perfekte.

Por Skënderbeu nuk ndalet. Sërish Salihi në minutën e 72 barazon shifrat. Nuk zgjati shumë ky moment, dhe 74’ Bakaj rivendosi avantazhin për shkodranët. Kur luhej minuta e dytë shtesë dhe pritej vërshëllima e fundit e arbitrit, Muzaka ka barazuar shifrat në 3-3.

Vetëm dy minuta më vonë Skënderbeu përmbys gjithçka falë 11-metërshit të shkaktuar nga Cicmil, të shndërruar në gol nga Latifi, që i ka dhënë Skënderbeut një fitore shpresëdhënëse për titullin kampion.

Cungu: Këtë lojtar do e përjashtoj

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, menjëherë pas ndeshjes ka fajësuar mbrojtësin Stefan Cicmil për humbjen e sotme përballë Skënderbeut. Skuadra shkodrane kryesonte 2-3 në Korçë, por vendasit shënuan dy herë në minutat e fundit duke e kthyer rezultatin.
 
Vendimtar ishte penalltia e fituar në minutën e 93-të kur Cicmil preku topin me dorë në zonë. Në “Gol pas Goli” trajneri Cungu e ka cilësuar atë një futbollist problematik për ngjarje të tilla.
 
“Që në janar nuk ka luajtur asnjë minutë për këtë arsye. Por sot isha i detyruar ta fusja në fushën e lojës. Nuk mund të flas më tepër, por me kaq gabime nuk mund të jetë më pjesë e klubit. Është problem për të menaxhuar lojën, nuk është ndeshja e parë që na ndodh. Na ka ndodhur gjatë të gjithë sezonit. Edhe me Partizanin dy herë kemi qenë në avantazh në Shkodër dhe nuk ditëm ta ruanim. Ka ndodhur disa herë. Nuk dimë ta mbajmë rezultatin, nuk dimë të menaxhojmë veten, e shihni vetë deri në minutën e fundit kishim mundësinë për të për të fituar faulle e goditje dënimi, ne duam të bëjmë gjëra të bukura, t’i kalojmë topin mbi kokë kundërshtarit, të bëjmë cirk me pak fjalë. Këto janë probleme që na çojnë te mosmarrja e pikëve, kjo është pjesë e gjynaheve tona. Por gjynahet nuk janë vetëm me lojtarët në fushë, janë shumë gjynahe të tjera. Ka gjithë sezoni me gjynahe” – e thotë Cungu.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje