Policia serbe ka arrestuar tre shqiptarë pranë Preshevës, pasi në makinë e tyre  u gjet një dron që ata do ta përdornin ditën e nesërme, kur të luhej ndeshja Partizan-Skëderbeu.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një telekomandë dronesh në distanca të largëta, e fshehur në gomën rezervë, sipas policisë serbe nuk kishin as liçensë për dronin.

Gjatë marrjes në pyetje shqiptarët kanë thënë  se ishin duke shkuar në Beograd, për të parë ndeshjen e futbollit.

Megjithatë kjo histori është dëgjuar me dyshim nga policia serbe, për faktin se ata mund të shkaktonin incident gjatë ndeshjesh.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com