Ishin vendasit ata që e nisën mirë ndeshjen, teksa shënuan që në minutën e 10-të me anë të Filit. Pavarësisht përpjekjeve të korçarëve, pjesa e parë mbyllet me kaq. Në të dytën, në 55’, Emiljano Vila barazon për Skënderbeun. Pas 14 minuta, sërish Vila shënon, duke përmbysur gjithçka. Skënderbeu mbron me fanatizëm avantazhin, duke mbajtur kreun, plot 14 pikë para Flamurtarit të vendit të dytë.
Laç - Ndeshja tjetër e orës 14:00 ishte e “çmendur”. Në Laç, nga 0-2 për Luftëtarin, takimi ka përfunduar në 2-2 dhe me nga një lojtar më pak për secilën skuadër. Që në minutën e dytë Shkurtaj kalon në avantazh miqtë gjirokastritë. Laç komplikon gjithçka në 14’, teksa Fangaj ndëshkohet me karton të kuq.
Me të nisur pjesa e dytë, Rroca dyfishon për Luftëtarin. U duk sikur ndeshja përfundoi, por Laçi ringjallet edhe pse me 10 vetë. Fillimisht ngushton shifrat Shtubina në 52’, ndërsa Nika në 65’ barazon gjithçka. Një minutë më pas barazohet edhe prania e futbollistëve në fushë, kur Aleksi për miqtë ndëshkohet me karton të kuq. Mbyllet në barazim, ku për nga mënyra si shkoi takimi, I humbur del Luftëtari.
Renditja
d.b/shqiptarja.com










