Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për herë të parë lidhur me pretencën e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, të cilët kërkuan përjashtimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Kupat e Europës për trukim të ndeshjeve. Përmes një reagimi në faqen zyrtare, FSHF thekson se dokumenti i publikuar nuk është vendim disiplinor, por një relacion i inspektorëve të UEFA-s. Sipas FSHF, çështja i përket klubit të Skënderbeut, por Federata mbetet e hapur për çdo vendim disiplinor nga UEFA.
"Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s. FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë", thuhet në reagimin e FSHF.
Reagimi i FSHF:
QËNDRIM ZYRTAR I FSHF NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “SKËNDERBEU”
FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut. Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.
/Shqiptarja.com

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s. FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com