Tamworth, Birmingham - Skuadra U-19 e Skënderbeut u eliminua në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas një humbjeje të thellë 6-0 në Angli ndaj Aston Villas.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Korçë, ku skuadra shqiptare tregoi karakter, në sfidën e kthimit Aston Villa dominoi nga fillimi deri në fund. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e thellë 4-0 për vendasit, falë dopietës së Wilson dhe golave të McGrath e Carroll.

Në pjesën e dytë, Aston Villa shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Wilson dhe McGrath, duke vulosur kualifikimin e tyre dhe duke i dhënë fund aventurës së Skënderbeut në këtë kompeticion.