Një Tiranë e ndarë në blloqe të ndryshme, ku çdo qytetarë do të ketë mundësinë të zgjedhë vetë se në cilën zonë dëshiron që të jetojë, në varësi të kërkesave. Ky është koncepti i kandidatit të partisë Bindja Demokratike për Tiranën, Arben Skënderi, nëse triumfon në zgjedhjet e 30 qershorit përballë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.
I ftuar në studion e emisionit "45 minuta", Skënderi deklaroi se plani i tij është që Tirana të ndahet në disa zona të caktuar, që do të ofrojnë shërbime të ndryshme për kryeqytetin; Tirana historike, e biznesit, e qetësisë, ndërsa tha se nëse do fitojë mandatin, autostrada nga ish-sheshi "Shqiponja" deri tek kthesa e Rinasit, do të jetë një bulevard i madh, ku do të ketë një ndërveprim mes njerëzve dhe bizneseve përgjatë kësaj rruge.
"Tirana historike, do ruajmë në maksimum këto element. T'i kthejmë në zona që frekuentohen nga turistët. Në fund të bulevardit të ri aty do të bëhet lagjja e biznesit, aty le të bëhen kulla 100 katëshe, do të quhet ndryshe Tirana e inovacionit. Nga ish-sheshi "Shqiponja" te kthesa e Rinasit, bizneset më të mëdha janë të përqendruara aty. Nuk do jetë më autostradë, por bulevard i madh me shatërvanë, se duhet të jenë në shërbim dhe të ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Tirana e qetësisë. Me vila të thjeshta, jo geto pasanikësh. Mes natyrës dhe gjelbërimit, të frekuentuara nga njerëz të thjeshtë, me çmime modeste", u shpreh Skënderi.
Përballë gazetarit Denis Minga, Skënderi tha se ai në krye të bashkisë, do të jetë një noter i profesionistëve, ku këta të fundit do të vendosin për nevojat e qytetit. Duke u ndalur te fushata elektorale, kandidati i BD-së tha se është përqendruar në takime "kokë më kokë" me qytetarët, e cila ka kushtuar shumë pak, aq sa mund ta përballonte xhepi i tij personal.
"Fushata kushton aq sa mund ta përballoja dhe vetë me të ardhura personale. Kemi takuar njerëz në pjesën më të madhe të lagjeve dhe jo me flamuj apo daulle në çdo cep të rrugës, çoroditje publike. Qytetarët më thonë që janë lodhur, agresivitet, jo mjet komunikimi", tha Skënderi, tha Skënderi.
Ai u ndal të komentonte edhe situatën aktuale politike, teksa theksoi se t'i bësh thirrje qytetarëve që të mos votojnë, është diçka absurde për vitin ku jetojmë.
"T'i bësh thirrje njërit që të mos shkosh të votosh, është shumë e rëndë. Instrument i votës, mund të kthehet në një mjet të fortë. Do doja që të kisha në garë një front të madh opozitar", përfundoi kandidati i Bindjes Demokratike.
Absurde, e ka cilësuar kandidati i partisë 'Bindja Demokratike' Arben Skënderi, thirrjen e opozitarëve ndaj qytetarëve për të bojokuar zgjedhjet e 30 qershorit.
"T'i bësh thirrje njërit që të mos shkosh të votosh, është shumë e rëndë. Instrument i votës, mund të kthehet në një mjet të fortë. Do doja që të kisha në garë një front të madh opozitar", përfundoi kandidati i Bindjes Demokratike.
Në studion e "45 minuta", Skënderi ka paraqitur planin e tij për qytetin, që u ka prezantuar qytetarëve në këtë fushatë elektorale. Një kryeqytet i ndarë në 4 zona të ndryshme, ku çdo qytetarë mund të zgjedhë vetë se ku dëshiron që të jetojë.
"Tirana historike, do ruajmë në maksimum këto element. T'i kthejmë në zona që frekuentohen nga turistët. Në fund të bulevardit të ri aty do të bëhet lagjja e biznesit, aty le të bëhen kulla 100 katëshe, do të quhet ndryshe Tirana e inovacionit. Nga ish-sheshi "Shqiponja" te kthesa e Rinasit, bizneset më të mëdha janë të përqendruara aty. Nuk do jetë më autostradë, por bulevard i madh me shatërvanë, se duhet të jenë në shërbim dhe të ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Tirana e qetësisë. Me vila të thjeshta, jo geto pasanikësh. Mes natyrës dhe gjelbërimit, të frekuentuara nga njerëz të thjeshtë, me çmime modeste", u shpreh Skënderi.
Suksese
Përgjigju