Skepticizëm ndaj armëpushimit
në Siri, sërish përgjaken rrugët

Skepticizëm ndaj armëpushimit<br />në Siri, sërish përgjaken rrugët
Një autobombë ka shpërthyer në një qytet në Sirinë qëndrore,  vetëm pak orë pas vendosjes së armëpushimit mes palëve.Nga shpërthimi humbën jetën 2 persona dhe mijëra të tjerë u plagosën.
Të premten, sipas mediave ndërkombëtare, aeroplanët rusë kishin intensifikuar sulmet në pozicionet e rebelëve sirianë. I dërguari special i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, lajmëroi se negociatat për paqen do të nisin më 7 mars, gjithmonë nëse armëpushimi do të qëndrojë.

De Mistura tha gjithashtu se nuk ka dyshime se nuk do të mungojnë edhe tentativat për të minuar këtë proces, por shtoi “se asgjë nuk është e pamundur, në veçanti në këtë moment”.

Komiteti i Lartë i Negociatave tha se fraksionet e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe opozita e armatosur janë bashkuar  me qëllimin e përbashkët për të ndaluar luftimet të cilat përditë shënojnë viktima. Më shumë se 250.000 sirianë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Por, 100 fraksionet rebele kanë paralajmëruar qeverinë siriane dhe aleatët e saj se nuk duhet të nisin sulme me pretekstin e luftës kundër terrorizmit. 

Pavarësisht faktit se ishte vetë Moska një nga nismëtarët e kësaj marrëveshje, ditën e fundit para se të hynte në fuqi plani i ri, Forcat Ajrore ruse i intensifikuan sulmet e tyre në Damask dhe në Homs, duke shkaktuar të paktën 8 viktima, ndër të cilët 4 ishin fëmijë. 

Ndërkaq, marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga fuqitë botërore më 12 shkurt nuk përmend ndalimin e luftimeve ndaj grupeve terroriste në Siri. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane