PRALI, Itali - Skiatori i Shqipërisë, Denni Xhepa, ka treguar se është në përmirësimin e formës së tij sportive, gjë që duket nga rezultatet. Këtë të shtunë në Prali të Italisë, djaloshi kuqezi e mbylli i pari garën në disiplinën e Slalomit duke lënë pas 38 rivalë.
Me kohën 1 minutë, 14 sekonda dhe 95 të qindtat pas dy lëshimeve, Denni ishte 12 të qindtat më shpejt se vendi i dytë që u sigurua nga italiani Lukas Sieder. Në vendin e tretë një tjetër italian, Matteo Avesami.
Xhepa nuk bëri mirë në lëshimin e parë, të cilin e mbylli në vendin e dhjetë me kohën 36 sekonda e 42 të qindtat, duke u korrigjuar në lëshimin e dytë të cilin e mbylli në krye me kohën 38 sekonda e 53 të qindtat.
Xhepa përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore 'Milano Cortina 2026' duke zënë vendin e 34-t në Super-G dhe po atë pozicion në Slalomin Gjigant.
Renditja e garës Slalom në Prali
Komente









