FRANCË - Skiatori shqiptar Denni Xhepa ka zhvilluar një paraqitje shumë pozitive në garën e Slalomit Gjigant për meshkuj, e cila u zhvillua dje (e hënë) në Serre Chevalier të Francës.

Xhepa e përfundoi garën në vendin e 6-të me kohën 1 mnutë e 7 sekonda, duke konkurruar mes sportistëve të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe duke treguar stabilitet, teknikë të pastër dhe formë të mirë fizike.

Ky është një rezultat tjetër i rëndësishëm për skiatorin kuqezi, i cili po paraqitet në rritje të vazhdueshme në prag të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Në këto Lojëra, Shqipëria do të përfaqësohet nga Denni Xhepa dhe Lara Colturi, me eventin që do të nisë më 6 shkurt dhe pritet të tërheqë vëmendjen e botës sportive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Janar, 10:30

    Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?