Skiatori Denni Xhepa ka arritur rezultate të mahnitshme në ‘Alpine Skiing Audi FIS Ëorld Cup’, duke e renditur Shqipërinë në mesin e më të mirave. Në pistën e Val Cenis të Francës, 22-vjeçari ka shkëlqyer në disiplinën Giant Slalom, duke zënë fillimisht një vend në podium dhe më pas në top 10-she.
Me 8 dhjetor, falë një skijimi teknik dhe një ritëm agresiv, ai tregoi qetësi dhe pjekuri sportive të jashtëzakonshme për një sportist të moshës së tij. Detaje që e bën të renditet në vendin e 3, ndërsa në garën e datës 9 dhjetor Denni shënoi një tjetër rezultat të shkëlqyer duke fituar garën dhe duke u renditur mes 10 skiatorëve më të mirë të botës.
Performancat e Dennit në Val Cenis dëshmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të skive shqiptare dhe forcimin e pranisë së Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Audi FIS Ëorld Cup. Këto rezultate janë një frymëzim për brezin e ri dhe një dëshmi se sportistët kuqezi po konkurrojnë me dinjitet dhe pasion në arenat më prestigjioze të botës.
Komente






