Të shtunën në Solden të Austrisë do të nisë kampionati Botëror i skive ku Shqipëria përfaqësohet me 16-vjeçaren Lara Colturi. Sezonin e kaluar ajo u bë e para skiatore e cila sjell pikë për Shqipërinë në një kampionat Botëror, ndërsa këtë herë objektivat janë më të larta.
“Ambicia jonë në këtë kampionat është që Lara të ulë pikët dhe jo vetëm kaq, por të renditet te 15 skiatoret më të mira në botë,”-u shpreh Elvis Toçi, president i federatës së skive.
Botërori i skive është me sistem pikësh njëjtë si Formula 1, ndërsa në program janë 45 gara në dy kontinente të ndryshme.
“Është një event i jashtëzakonshëm në botën e skive, por edhe një event shumë i madh për marketingun e Shqipërisë përveç rezultateve që do ketë Lara në këtë kampionat,”-tha Elvis Toçi, president i federatës së skive.
Sa i takon garës së nesërme në Austri për Lara Colturi-n do jetë e vështirë pjesëmarrja, pasi 16-vjeçarja vjen pas një dëmtimi të rëndë në ligament.
“Doktorët akoma nuk kanë dhënë miratimin për pjesmarrjen në garën hapëse të Botërorit. Jemi në ato emocionet që ka çdo federatë, pasi dëshira jonë është të marrë pjesë por shëndeti i sportistes është e para. Siç e patë edhe me Brojën në futboll ka të njëjtën diagnozë. Një përshpejtim për të marrë pjesë mund të na shkaktojë dëmë të parikuperueshme,”-deklaroi Elvis Toçi, president i federatës së skive.
Gara e dytë e Botërorit të skive do jetë në Zvicër me 11 nëntor.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12.2%
-
Jo
80.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 777
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezultat mbreslënës në Suedi, Colturi e 3 në 'Giant Slalom'! 18-vjeçarja: Peng rritja e temperaturave, mund të arrija më shumë (VIDEO)
8 Mars, 14:09
-
Lara Colturi në vend të 13 në pistën e Sestriere, aventura e rradhës për skiatoren shqiptare në Suedi
23 Shkurt, 14:13
-
Lara Colturi shkëlqen në Itali, skiatorja e Shqipërisë rezultat fantastik (VIDEO)
22 Shkurt, 15:38
-
Gara e Italisë, Lara Colturi e 7 në 'Giant Slalom'! Tjetër garë të shtunën për skiatoren e Shqipërisë
21 Shkurt, 15:52
-
Deni Xhepa humb ekulibrin në lëshimin e parë, përfundon garimi i Shqipërisë në Botërorin e skive
16 Shkurt, 12:12
-
Mbyllet me keqardhje Botërori i skive në 'Slalom', Lara Colturi humbet kontrollin në lëshimin e parë
15 Shkurt, 10:30
-
Zhgënjen Denni Xhepa, renditet në vendin e 36-të në Kampionatin Botëror të Skive
14 Shkurt, 15:07
-
VIDEO/ Debutimi në Botërorin e Skive, Lara Colturi e mbyll e shtata pas dy lëshimeve! Futet në garë me temperaturë
13 Shkurt, 14:26
-
Botërori i skive, Shqipëria merr pjesë për herë të parë! Presidenti i FSHS Elvis Toçi: Colturi mund të sjellë medaljen historike!
12 Shkurt, 14:28
-
Lara Colturi synon medaljen Olimpike për Shqipërinë, Komiteti Ndërkombëtar i dërgon ftesë skiatores kuqezi
7 Shkurt, 14:29
-
Kupa e Botës/ Lara i shton pikë Shqipërisë, Colturi renditet e gjashta në Francë dhe shënon kohën më të mirë
30 Janar, 21:55
-
Tjetër rezultat mbreslënës i Lara Colturit, e 4 në botërorin e skive! Podiumi ikën vetëm për disa të qintat
21 Janar, 15:01