Skiatorja shqiptare Lara Colturi mbyll garimin në Kupën e Botës

Skiatorja shqiptare Lara Colturi mbyll garimin në Kupën e Botës

Skiatorja Lara Colturi

Lara Colturi, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka zënë vendin e 16-të në Kupën e Botës. Në Kronplantz të Italisë, Lara ka zhvilluar garën e saj këtë të mërkurë për ditën e dytë të Botërorit. 17-vjeçarja ka zënë vendin e 16-të, duke marrë parasysh kohët në dy hedhjet në Sllallomin Gjigant.

Lara në rrëshqitjen e parë ka fiksuar kohën 1’03”17, ndërsa u rendit e 30-ta. Më pas në garën finale fillimisht kapi kohën 1’17”16, më pas 1’28”97 dhe në rrëshqitjen e tretë 1’47”44. Me bashkimin e këtyre kohëve dhe garën e djeshme për totalin 2’06”23, Lara Colturi u rendit e 16-ta në Kupën e Botës. Colturi do të jetë dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të të rriturve në ski, në muajin shkurt.

Colturi vinte pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku ishte kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa ishte Kampione e Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë, gara në Cronplatz ka qenë ndryshe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!