Udhëtimi i qetë për të kaluar fundjavën në jug të vend, u kthye në tragjedi për familjen Gushi që ishin emigrantë në Greqi. Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundi. Report Tv ka siguruar skicën e aksidentit tragjik në Vlorë, ku nga përplasja e fortë që “Audi” bëri me “Toyota”, e nxori makinë, ku udhëtonte familja, 33 metra jashtë rruge.
Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në pikën 1, që ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' pas disa rrotullimeve është përplasur me bordurat e rrugës dhe ka dalë 33 metra larg saj dhe është shkatërruar totalisht.
Deformimi i Toyot-ës ka qenë aq i madh sa anëtarët e familjen Gushi janë bllokuar brenda saj dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i 1gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.
Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe, ishin viktimat e këtij aksidenti, ndërsa një ditë më parë nëna e viktimës kërkoi drejtësi që i riu Igli Madani të shkojë pas hekura, pasi sipas saj aty e ka vendin.
Skica e aksidentit tragjik në Vlorë
Shkruani shpejtesi sketerr dhe nuk thoni me sa kilometer ne ore ishte shpejtesia e goditesit.
Përgjigju