"Turqia nuk është hotel për terroristë", kështu ka reaguar Ministri i Brendshëm turk Soylu duke deklaruar se Turqia do t’i kthejë mbrapsht qytetarët europian që ishin bashkuar me ISIS.

Deklarata e Soylu tregon për qasjen gjithnjë e më shumë të Turqisë kundër Perëndimit dhe madje edhe afrimin e saj me Rusinë e Vladimir Putin.

 Ministri i Brendshëm turk ka denoncuar mosveprimin europian ndaj të burgosurve të Kalifatit të Zi.

Soylu tha se vendet europiane mund thjesht të kufizohen me tërheqjen e shtetësisë të ish-ve, duke pritur që Ankaraja të kujdeset për ta.

"Kjo është e papranueshme për ne. Ata janë të papërgjegjshëm. Ne do t'i dërgojmë në vendet e tyre të origjinës anëtarët e ISIS-it që kemi kapur”.

Soylu është një besnik i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, dhe konsiderohet një "skifter" për deklaratat e tij të forta.