LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në mes Glasgout nga një kamion mbeturinash që hyri mes të një turme të madhe njerëzish vetëm tre ditë nga Krishtlindjet, sipas policisë skoceze.
"Ka gjashtë të vdekur dhe shumë të plagosur rëndë", deklaroi një zëdhënës i policisë skoceze.
Kamioni me mbeturina shtypi një grup kalimtarësh deri para hotelit "Millennium", në sheshin "George Square"./ a.jor.