LONDËR, 19 shtator /ATSH-ANSA/ - Kryeministri skocez, Alex Salmond njoftoi para pak minutash dorëheqjen e tij, në një konferencë shtypi të zhvilluar në Edimburgo.
"Sot, David Cameron (kryeministri aktual britanik - shën. përkth.) refuzoi të përfshihej në leximin e dytë në Westminster të një projektligji për kompetenca më të gjera qeverisëse për Skocinë deri më 27 mars 2015. Një premtim i bërë nga Gordon Brown (ish-kryeministër i Britanisë së Madhe - shën. përkth.) në fushatën elektorale për referendumin", deklaroi Salmond gjatë njoftimit për dhënien e dorëheqjes.
Salmond shtoi se do ta jepte dorëheqjen në muajin nëntor, kur në vend të tij të zgjidhej lideri i ri i Partisë Kombëtare Skoceze (Scottish National Party)./ a.jor.