Numërimi i plotë i votave të 32 qarqeve skoceze i dha sot në mëngjes fitoren "jo"-së me 55,3 për qind ndaj referendumit mbi pavarësinë, duke u distancuar nga "po"-ja me 44,7 për qind, sipas shifrave zyrtare.
Për të fituar referendumin, një nga dy kampet duhej të arrinte të merrte më shumë se 1 852 828 vota. Kampi i "jo"-së arriti të marrë 2 001 926 vota kundrejt 1 617 989 për "po"-në, ndërkohë që niveli i pjesëmarrjes ishte një rekord duke arriutr në 84,6 për qind.
Fitorja e sigurt e "jo"-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe. "Jo"-ja morri 55,2 për qind të votave dhe "po"-ja 44,85 për qind.
Rezultati ishte një zhgënjim i madh për kryeministrin rajonal gjysmëautonom, Alex Salmond, i cili kishte arritur një mbështetje spektakolare në fund të fushatës, por nga ana tjetër ishte një lehtësim i madhe për shefin e qeverisë qendrore David Cameron, i cili ndihej i "përhumbur" ndaj prespektivës së shpërbërjes së Britanisë së Madhe./ATSH/
/Shqiptarja.com