Skocia drejt referendumit, kërkohet
pavarësia nga Mbretëria e Bashkua

Skocia drejt referendumit, kërkohet<br />pavarësia nga Mbretëria e Bashkua
Kryeministrja e Skocisë konfirmon se vendi po planifikon të mbajë një referendum të dytë për të kërkuar pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kryeministrja Sturgeon u shpreh se do të kërkojë që qeveria javën tjetër të miratojë vendimin. 

Kjo do t'i jepte parlamentit skocez fuqinë ligjore të zhvillojë një referendum .

Referendumi i parë për të fituar pavarsinë, u zhvillua në shtator të vitit  2014.

Në atë kohë 55.3% e skocezëve votuan pro të qëndruarit brenda Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa 44.7% dëshironte pavarësinë.

Nëse miratohet atëherë referendum do të zhvillohet në vjeshtën e 2018 ose në pranverën e 2019, kur edhe çështja Brexit është bërë më e qartë.

Në referendumin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2016 për të qëndruar apo jo në Union, Skocia votoi për të qëndruar në BE.

Kryemnistrja u shpreh se janë vetë skocezët ata që me votën e tyre do të vendosin të ardhmen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)