Sipas policisë, është arrestuar Ledio Spahiu, banues në Pronovik, pasi është ndaluar duke drejtuar mjetin tip “Audi” në aksin rrugor Skrapar-Poliçan pa dokumenta.
Njoftimi i policisë së Skraparit në lidhje me arrestimin e 20-vjeçarit:
Skrapar Vijon puna e Policisë Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ledio Spahiu, 20 vjeç, banues në Pronovik, Poliçan.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugor në aksin rrugor Skrapar-Poliçan duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip” Audi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com