Skrapar- Kishte ngarkuar tre kamionë me gurë dekorativë në Malin e Tomorrit, arrestohet 44-vjeçari

Skrapar- Kishte ngarkuar tre kamionë me gurë dekorativë në Malin e Tomorrit, arrestohet 44-vjeçari

Foto ilustruese

SKRAPAR- Një 44-vjeçar me iniciale I.L., nga Poliçani është arrestuar nga policia pasi është kapur me 3 kamionë me targa AA235OP, SK1872A, AA863KV, të ngarkuara me gurë dekorativë, të cilat i kishte marrë nga Mali  i Tomorrit.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ”Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

"Skrapar më datë 08.01.2020, nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Bera, në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar, në kuadër të operacionit  “Të luftës kundër shkatërrimit dhe mbrojtjes së Malit të Tomorit”, u referuan materialet pranë Prokurorisës së Rethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.L, 44 vjeç banues në  Poliçan, pasi është kapur nga ana e forcave policore me 3 mjete kamjon, me targa AA235OP, SK1872A, AA863KV, të ngarkuara me gurë dekorativë.

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale”Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” të parashikuar nga neni 202/b të K.Penal.

Vazhdon puna për pastrimin e Malit të Tomorit, nga eskavatorët  dhe mjetet e tjera të rënda", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja