Skrapar, sekuestrohen 176.5 kg kanabis, arrestohen 6 persona, ndër to kryeplaku i fshatit Çorrogjafë dhe një efektive policie

Skrapar, sekuestrohen 176.5 kg kanabis, arrestohen 6 persona, ndër to kryeplaku i fshatit Çorrogjafë dhe një efektive policie

Foto ilustruese

SKRAPAR - Gjashtë persona janë arrstuar dhe 1 tjetër është në hetim në Skrapar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar "Kanioni" janë sekuestruar 176.5 kg kanabis në disa prej banesave të të arrestuarve.

Në pranga kanë rënë Fatos Lamaj, 44 vjeç kryeplaku i fshatit Çorrogjafë, Anxhela Beshiri, 25 vjeçe, efektive policie në Bashkinë Durrës ndërsa është shpallur në kërkim administratori i Nj. Administra- tive Tërpan me iniciale E.Z. për shpërdorim detyre.

Gjithashtu policia arrestoi dhe Arben Leklin, 43 vjeç e Alban Bendon, 29 vjeç, banues në Durrës, Sefedin Dokaj, 32 vjeç e Fatjon Beshiri, 31 vjeça, nga Poliçani, vëllai i efektives së policisë.

Nën hetim në gjendje të lirë T. B., 14 vjeç, banues në Durrës. Pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur në banesën e Arben Leklit ndërsa pjesa tjetër në banesat rreth saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe "Shpërdorim detyre".

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër