Sipas policisë, në fshatin Potom në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër” u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë kanabis.
Pas operacionit, policia ka shoqëruar 5 banorë të zonës dhe ka filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të përfshirë kultivimin e drogës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
dy.b/shqiptarja.com