SKRAPAR – Tentativa për të shitur një predhë për skrap i ka kushtuar jetën një 42-vjeçari në qytetin e Skraparit. Viktima humbi jetën pas shpërthimit të djegores, bëri të ditur policia vendase.

Fatos Dyrmishi, nga fshati Bigas, ka qenë duke mbledhur materiale për skrap në një repart demontimi në këtë qytet. Mes mbetjeve mesa duket ka qenë edhe një djegore e pa demontuar që kur është mbledhur nga viktima i ka shpërthyer atij në dorë.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Çorovodës por ka mbërritur aty i vdekur.

Ministria e Mbrojtjen sqaroi se ngjarja ka ndodhur jashtë territorit tw repartit ushtarak. Sipas saj, poligoni i Bigasit wshtw përdorur pwr asgjësim municionesh qw nga viti 2000. Viktima ishte banor i fshatit Komprenckw, qw ndodhet 4 km larg repartit.

Ministria e Mbrojtjen konfirmoi gjithashtu se viktima po nxirrte skrap kur ka ndodhur shpërthimi nga municionet e mbetura nga viti 1997.

(im/shqiptarja.com)