Sipas burimeve të raportuara  nga policia e  Skraparit, disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur  naftë nga mjetet e punës të një firme. Ndërkohë, Specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të personave të mëposhtëm:

Zimis Xhufkollari, 28 vjeç, banues në Miminas, Berat Kastriot Zaimi, 56 vjeç, banues në Therepel, Skrapar,punonjës i SHPSF-së.
Pjerin Nikolli, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr.15, Durrës, punonjës manovrator pranë një firme që punon për gazsjellësin.
Arrestimi i këtyre personave të lartpërmendur u bë pasi gjatë natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë kapur në flagrancë Zimis Xhufkollari, i cili drejtonte mjetin tip furgon, ku brenda tij kishte 500 litra naftë duke pretenduar se e kishte blerë. 

Nga kryerja e veprimeve proceduriale rezultoi se kjo sasi nafte ishte vjedhur në pikën e parkimit në Qafë Shkozë, Therepel, në mjetet e punës të firmës që punon për gazsjellësin. 
Zimis Xhufkollari, për të marrë naftën u ka dhënë një sasi lekësh rojes së SHPSF-së, Kastriot Zaimi dhe punonjësit manovrator, Pjerin Nikolli.
Materialet në ngarkim të këtyre personave do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.