Skuadra e dekadës në Australi
Besart Berisha ul në stol Del Piero-n

Skuadra e dekadës në Australi<br />Besart Berisha ul në stol Del Piero-n
Besart Berisha u shpall kampion i sezonit të rregullt me Melbourne Victory, por ky nuk ka qenë i vetmi sukses për sulmuesin shqiptar. Ai është bërë pjesë e ekipit ideal të dekadës së fundit në Australi.

Në këtë anketë ku kanë votuar më shumë se 400 ish-futbollistë dhe lojtarë të kampionatit vendas e kanë bërë 29-vjeçarin qendërsulmues në rreshtmin 4-3-3. Besart Berisha ka ulur në stol një yll të futbollit, ndërkombëtar si Alessandro Del Piero. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë po luan sezonin e katërt në Australi.
 
Ekipi i dekadës
 
Portieri: Eugene Galekovic
 
Mbrojtësit: Cassio, Kevin Muscat (K), Patrick Zëaansëijk, Ivan Franjic
 
Mesfushorët: Matt McKay, Carlos Hernandez, Thomas Broich
 
Sulmuesit: Archie Thompson, Besart Berisha, Shane Smeltz
 
Zëvendësuesit: Michael Theo (PR), Adama Traore, Mark Milligan, Steve Corica, Alessandro Del Piero
 
Trajneri: Ange Postecoglou
 
Arbitri: Strebre Delovski
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja