Skuadra e kandidatëve të PS në Durrës, takime në lagjet 5 dhe 6! Spahiu dhe Ferra: Plani i PS e transformon qytetin! Kryebashkiakja Sako: Vijon rindërtimi

Skuadra e kandidatëve të PS në Durrës, takime në lagjet 5 dhe 6! Spahiu dhe Ferra: Plani i PS e transformon qytetin! Kryebashkiakja Sako: Vijon rindërtimi

Gjatë takimit në Durrës

Në Durrës Partia Socialiste vijon fushatën elektorale, teksa grupi i kandidatëve, i shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako bashkëbisedojnë me qytetarë në lagjë të ndryshme të qytetit.

Deputetja aktuale, kandidatja e renditur e katërta në listën e socialistëve, Klodiana Spahiu njoftoi banorët se janë 3 projekte të rëndësishme që do ta transformojnë qytetin siç është lagja e re në Spitallë ku ka filluar puna dhe përveç 1 mijë apartamenteve që do të ndërtohen aty do të ketë edhe të gjithë infrastrukturën sociale, shëndetësore e arsimore duke qenë lagje model urbane.

“Edhe Eco Park që po ndërtohet në atë zonë do të jetë ndër më të bukurit në vend, ndërsa ndërtimi i portit turistik është ndër investimet më të rëndësishme të Durrësit”, tha Spahiu.  

Ndërkohë që kandidatja Keida Ferra foli në lidhje me eliminimin e pasojave të tërmetit dhe procesin e vaksinimit.

“Më vjen mirë që i jeni kthyer normalitetit pas një punë mjaft të mirë që është bërë nga bashkia e Durrësit në bashkëpunim me qeverinë. Janë riparuar mjediset e përbashkëta të pallateve, shkallë dhe ashensorë, duke i bërë pallatet dhe banesat tuaja më të sigurta. Po punohet fort edhe për vaksinimin dhe ju e shihni se po vaksinohet një numër i madh qytetarësh dhe fasha e moshës që do të vaksinohet do të ulet poshtë moshës 65 vjeç. Kjo është gjë e mirë që më në fund ne do i kthehemi normalitetit”, tha ajo.

Keida Ferra iu drejtua banorëve të lagjes nr 6  se njerëzit duhet ta kuptojnë se Partia Socialiste është e vetmja alternativë që mund të na çojë përpara dhe vota për PS është detyrim dhe përgjegjësi qytetare.

Për kryetaren Bashkisë Emiriana Sako mbi 10 mijë familje kanë përfituar deri tani grantin e rikonstruksionit, në 400 pallate ka përfunduar riparimi i ambienteve të përbashkëta, vijon me shpejtësi ndërtimi i banesave individuale, janë rindërtuar deri tani 14 shkolla me standarde bashkëkohore dhe puna po vijon me shpejtësi dhe Durrësi po ringrihet.

Sako iu ka shpjeguar banorëve të lagjes 5 dhe 6 edhe fazën aktuale të rindërtimit, atë që lidhet me forcimin e pallateve DS4.

“Kjo është një fazë komplekse dhe më e vështira, pasi nevojitet ndërhyrje në strukturën e pallateve. Për çdo pallat të tillë studio e projektimit ka hartuar projektin përkatës për mënyrën e ndërhyrjes dhe më pas ky projekt shqyrtohet dhe i bëhet oponenca edhe në Institutin e Ndërtimit. Ne jemi të qetë në lidhje me faktin se ndërhyrja që sugjeron studio e projektimit dhe miratimi i Institutit, janë garanci për të ardhmen e këtyre pallateve”.

Aktualisht ka nisur puna në katër pallate DS4, ndërsa për 10 të tjerë bashkia ka marrë fondet nga Ministria e Rindërtimit dhe pritet shpallja e njoftimeve për procedurën e prokurimit publik. Studio e projektimit ka planifikuar që e gjitha puna në terren të zgjasë 6 muaj për secilin pallat, por kryetarja e bashkisë ka garantuar se koha për kryerjen e punimeve do të jetë më e shkurtër. Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako theksoi se procesi i rindërtimit ka pasur mbështetjen maksimale të qeverisë dhe të kryeministrit Rama dhe tashmë të gjithë po shohin që Durrësi po ringrihet. Po kështu kryebashkiakja Sako dhe kandidatët socialistë të Durrësit biseduan me qytetarët edhe për investimet e tjera që janë bërë e që do të vazhdojnë të bëhen në qytetin bregdetar e që do ta transformojnë tërësisht këtë qytet.

Klodjana Spahiu duke folur para banorëve

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari