Foto: Njoftimi i ambasadës amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e PD që do të mbahet pasditen e kësaj të premteje.

Ambasada thekson se protesta mund të zgjerohet edhe në zona të tjera përreth, ndërsa paralajmërohen masa të shtuara policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë tubimit.

Në njoftim bëhet e ditur se personeli i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën e protestës. Po ashtu, qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet.

Ambasada këshillon qytetarët të shmangin zonat ku zhvillohen protestat, të jenë të vetëdijshëm për ambientin përreth, të ndjekin mediat lokale për informacion të përditësuar, të kenë një plan emergjence ose rrugë alternative largimi, si dhe të mbajnë profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik.

“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Lajmi kryesor:

Sot protesta e PD, Hita u tregon ‘kufirin’ militantëve: E autorizuar vetëm në bulevard, përndryshe veprojmë sipas ligjit! Paralajmëron ambasada e SHBA-ve: Tregoni kujdes