Skuadra e Kategorisë së Parë nuk paraqitet në transfertë, humbet ndeshjen në tavolinë

Skuadra e Kategorisë së Parë nuk paraqitet në transfertë, humbet ndeshjen në tavolinë

Korabi - Tomori, ilustruese

Kategoria e Parë ka në program këtë të enjte javën e fundit të sezonit, aty ku do shpallet edhe skuadra fituese për edicionin 2022-23. Veç pesë dueleve që morën jetë në 16:00, dueli mes Korabit dhe Besëlidhjes nuk është zhvilluar.

Gjjithçka vjen në një kohë kur lezhjanët janë rrëzuar një kategori më poshtë dhe sezonin e ri do luajnë në të Dytën. Ekipi i Besëlidhjes nuk ka udhëtuar drejt Peshkopisë dhe në këto kushte Korabi fiton 3-0 në tavolinë, pa dalë në fushën e blertë.

Në stadiumin "Korabi", zyrtarët e FSHF-së dhe arbitrat kanë pritur për paraqitjen e kundërshtarëve, që nuk janë dukur. Kësisoj, Besëlidhja me një sezon katastrofik nuk dënjon të paraqitet në ndeshjen e fundit, duke i vënë "vulën" një sezoni për t'u harruar në Kategorinë e Parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion