Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe pjesëmarrja e FA-ve në disa prej operacioneve kyçe të Aleancës për garantimin e paqes dhe sigurisë në botë, kanë rritur kredibilitetin e ushtrisë shqiptare në sytë e ndërkombëtarëve. Dëshmi e fortë është edhe mbërritja në Shqipëri e një kontigjenti të njësisë elitare luftarake të ushtrisë amerikane "Navy SEAL", të cilët kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me fokus trajnimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura shqiptare.
Lajmin e jep ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Stërvitja është zhvilluar në periferi të Tiranës dhe ka zgjatur dy javë. "Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s", thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
Vlen të theksohet se pjesëtarë të skuadrës "Navy SEAL" ekzekutuan në maj të vitit 2011 njeriun më të kërkuar në planet, kryeterroristin Osama Bin Laden, përgjegjës për sulmin me avionë ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, në 11 shtator 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Titulli jo i sakte ( http://www.ticinolive.ch/2013/04/08/chi-ha-fatto-uccidere-i-marines-che-hanno-ucciso-osama-bin-laden/) Thuajse te gjithe pjestaret e skuadres u eliminuan ne menyre te misteriosshme por titulli me bere te kuptoj qe qenkan gjalle
Përgjigju