Skuadrat nga Kosova shumë të forta, Partizani dhe Kukësi 'bien' në miqësore

Pasditja e së martës ishte ditë miqësoresh për skuadrat e Superligës shqiptare. Duke nisur nga ora 17:00, Kukësi humbi 1-2 në shtëpi me Gjilanin, teksa po në "Kukës Arena" më 19:30 ishte Partizani që u mund po 1-2 nga Ballkani i Ilir Dajës, me shqiptarët e Kosovës që kanë treguar nivel të lartë loje në prag të ndeshjeve evropiane.

Te Kukësi, trajneri Rraman Hallaçi duket se ka punë përpara, teksa ka një ekip të cunguar edhe për shkak të largimeve në masë gjatë merkatos së verës. Goli i vetëm për Kukësin u shënua nga Rashiti në minutën e 25-të, teksa për skuadrën e Klodian Duros gjetën golin Zabërgja dhe një autogol, me Duron që debuton me fitore në stolin e Gjilanit, edhe pse në një ndeshje miqësore.

Partizani i Zekic u mposht 1-2 nga Ballkani, me Rrahmanin dhe Korenicën që shënuan për suharekasit. Te Demat goli u shënua nga Da Silva nga pika e bardhë e penalltisë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja