Skuadrat shqiptare në Europë, mësohen arbitrat e sfidave vendimtare

Skuadrat shqiptare në Europë, mësohen arbitrat e sfidave vendimtare

Foto ilustruese

Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia do kërkojnë suksesin në ndeshjet evropiane. Kampionët e Superligës, Partizani luan më 11 korrik në "Air Albania" kundër BATE Borisov, për turin e parë kualifikues të Champions League. Dueli në Tiranë do gjykohet nga Nathan Verboomen (20:45).

Po në "Air Albania" në datën 13 korrik më 20:00, Tirana pret Dinamo Batumin për turin e parë të Conference League. Robert Jones nga Anglia do jetë kryesor në përballjen e parë.

Në 13 korrik më 17:00, Egnatia luan në transfertë kundër Ararat-Armenia po për turin e parë të Conference League. Këtë duel do e gjykojë maltezi Trustin Farrugia Cann.

Po në 13 korrik, më 20:45 Vllaznia luan në transfertë me irlandezët e Linfield, për turin e parë të Conference League. Përballja do gjykohet nga Ivo Torres me origjinë nga Luksemburg dhe ndihmësat e tij.

Arbitrat:

Champions League:

Partizani - BATE Borisov (Nathan Verboomen, Mathias Hillaert, Rube Uyns, Uesli de Cremer)

Conference League:

Tirana - Dinamo Batumi (Robert Jones, Harry Lennard, Uade Smith, Thomas Bramall)

Linfield - Vllaznia (Ivo Torres, Joaquim Da Silva. Tom Hansen, Gilles Becker)

Ararat- Armenia - Egnatia (Trustin Cann, Roberto Vella, James Muscat, Glen Tonna)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi