"Skuadrave ‘big’ iu sugjeroj Brojën", Bajrami rrëfehet në Itali: Asllani një djalosh i veçantë

Mesfushori i kombëtares Nedim Bajrami

Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami ka dhënë një intervistë për ‘DAZN’ ku është ndalur në shumë çështje, ndër të cilat edhe te futbollistë të tjerë të përfaqësues kuqezi. Bajrami, i cili luan te Empoli, ka folur me superlative për ish-shokun e skuadrës Kristjan Asllani, por edhe për Armando Brojën.

ASLLANI- Ndërkohë Bajrami shprehet me fjalë të mira për Kristjan Asllanin: “Te ne ka luajtur si organizator dhe ka bërë shumë mirë, është një djalosh i veçantë, e shoh edhe në Kombëtare dhe jam shumë i lumtur që ka bërë këtë hap. Inter është një ekip i madh dhe i duhet kohë që të fitojë konkurrencën. Shpresojmë që të bëjë një sezon të mirë. Me të dëgjohem pothuajse çdo ditë, flasim edhe përtej futbollit”, thotë mesfushori.

GOLAT- “Gjashtë gola dhe tetë asiste vitin e kaluar, atë më përpara 5 gola dhe 10 asiste. Këtë vit deri në 7 gola, por objektiv kam të arrij deri në 10. Është një motivim personal dhe dua t’i përmirësoj të gjithë statistikat e mia. Më pëlqen më shumë të dhuroj asiste, por është bukur edhe kur shënon. T’i shënosh Milanit është një gjë e veçantë, më pëlqen të luaj kundër tyre, janë një skuadër e madhe në Itali dhe një gol kundër atyre mbahet mend gjithmonë”.

SUGJERON BROJËN- Ndërkohë i pyetur se cilin lojtar nga Kombëtarja shqiptare do t’ia sugjeronte një ekipi të madh italian, Bajrami përgjigjet kështu: “ Armando Brojën, luan te Çelsi dhe është shumë i fortë”, shprehet 23- vjeçari.

EMPOLI- “Këtë vit e kemi nisur mirë me trajner Zanetin, por mund të bëjmë edhe më mirë. Jemi një grup i ri dhe fantastik. Këtu shkon çdo gjë mirë. Jetoj vetë dhe kam marrë për tre muaj leksione gjuhe, por ishte shumë e vështirë dhe e kam mësuar nga shokët, më kanë ndihmuar. Tani flas italisht. Vitin e kaluar më ndihmonte Romanjoli, këtë vit nuk është askush i gatshëm (qesh), sepse mund të përmirësohem akoma”.

IDHULLI- “E kam thënë edhe më përpara, Zidan, shumë i fortë, një fenomen. Mundohem të kopjoj atë, vetëm elegancë, kur mbante topin në kontroll. Deri tani nuk kam kërkuar ndonjë fanellë, mund të zgjedh, them Dibala, më pëlqen shumë ai, në rolin e tij është shumë i fortë”, përfundon Bajrami.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!