'Skuadronet e vdekjes' janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë! Ju kujtohen thirrjet për 'Avni Rustem' e 'Vojo Kush'?!

'Skuadronet e vdekjes' janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë! Ju kujtohen thirrjet për 'Avni Rustem' e 'Vojo Kush'?!

Presidenti Ilir Meta dhe Xhelal Mziu

Në vitin 2019, kur opozita dështoi me diegien e mandateve që në fillim e hodhi si shantazh për të trembur Edi Ramën, dështoi më pushtimin e kryeministrisë dhe Parlamentit, dështoi me projktin e sabotimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pra me mos mbajtjen e tyre, që u tentuan të legalizohej me dekretimin e ç’dekretimit të Ilir Metës, u hap fjala se do të ketë “eleminime politike”.

Panelistë e “analistë” nisën të flasin për atë që këto ditë flitet lumë: “zgjidhjen e hesapeve me Edi Ramën me çdo kusht”.

Siç dihet, të gjithë këto skenarë u dogjën me qëndrimin e qartë të zyrtarit të lartë të DASH, Matthevv Palmer, i cili u bëri të ditur Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, se nëse nga këto parti do të rrjedhin grupe që kryejnë dhunë, PD e LSI do të cilësohen “organizata të dhunshme”.

Pra organizata që veprojnë jashtë një sistemi politik dhe kërkojnë që të legalizohen me mjete të dhunshme.

OLP-ja e Jaser Arafatit ka qenë një nga organizatat e dhunshme që për shumë e shumë vite ishte në “të zezë” në DASH, deri ditën kur hoqi dorë nga dhuna dhe u fut në sistem me marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë. Por t’i lëmë historitë.

Le të kthehemi tek aktualiteti: Më 22 prill, në tre furgona të bardhë qarkullonin një detashment paramilitar i armatosur nga qyteti i Elbasanit. i cili nisi një operacion tipik të “Ndërhyrjes së Shpejtë” në qytet. Një qytetar i ndodhur në makinë, u kap nga detashmenti, u mor në pyetje me të shpejtë, siç ndodhi në disa raste të tjera që i transmetoi “quyetari digjital”, por në zonë erdhën disa persona të tjerë për të kërkuar shpjegim. Në atë moment, një “qitës profesionist”, siç po thuhet në panele qëlloi në kokë; në kokë Pjerin Xhuvanin dhe në pjesë të tjera të trupit. E ekzekutoi!

Ky ekzekutim u cilësua menjëherë nga Kreu Politik i qarkut Elbasan si “drejtësi” që sipas tij u vendos nga “Skuadra në Mbrojtje të Votës” që armën e paska pasur me leje.

Pas vrasjes makabre normalisht që nisi debati; deri tani ata që e kanë punësuar “qitësin profesionist” nuk e dënuan krimin, nuk u distancuan nga vrasja. Madje në rrjete sociale, media e panele, vrasjet janë cilësuar si të “domosdoshme”, pra si instrument politik.

“Heroizëm” e cilësoi dikush, “pak, duhet edhe më” tha Arjan Çani. Xhelal Mziu në Dibër dha një shpejgim edhe më të qartë dje: “Ne kemi ngritur grupe të gatshme. Kush kalon në lagjet tuaja, mjafton vetëm një telefonatë dhe do ta pësojë siç e pësoi ai në Elbasan”, tha kreu politik i qarkut të Dibrës.

Deklaratë që pot a shikosh në rrjet, nga profile që janë pjesë teknologjike e trolleve të komanduara dhe nuk përbëjnë emra realë, thonë që jo vetëm vrasja është normale, por autori i vrasjes cilësohet si “hero”. Këto komente janë edhe tani në çdo media.

Sali Berisha, në mes të parlamentit i ka bërë thirrje njerëze: “Të armatosen!” Dhe para pak kohësh policia zbuloi një bazë të madhe me arsenal armatimi në Tiran, ku ishte edhe një flamur i PD. Spekulim? Manipulim? Ndoshta, por duhet prova e kundërt. Në këtë moment ka një linearitet ndërmjet thirrjes dhe faktit. Më pas Ilir Meta, sapo u zgjodh President bëri thirrje për tu armatosur.

Ndërkohë, prej kohësh thirrjet për “pushkë”, “Avni Rustem”, “Vojo Kush”; pra atentatorë dhe kamikazë nuk janë metafora, janë logjikë e pastër për të nxjerrë, dalë e sjellë “skuadrone vdekjeje”, që eliminojnë njerëz që cilësohen si “kriminelë”, “të lidhur me krimin”, edhe nëse ata mund të mos mbajnë armë e mund të jenë mjekë në profesion si Pjerin Xhuvani.

Lulzim Basha pati rastin që të distancohet nga vrasje mbrëmë. Çfarë tha? Nuk është zbardhur! Kur vetë autori është vetëdorëzuar si njeriu që shkrepi pushkën ndaj Pjerin Xhuvanit, sepse ndryshe nuk do të ishte dorëzuar. Të paktën tu distanconte nga vrasja dhe të thoshte që për rrethanat e motivet të presim prokurorinë.

Se bëri as kreu politik i Elbasanit që i hodhi për 48 orë benzinë zjarrit, ndërkohë që kreu politik i Dibrës dha deklaratën e tmerrshme që kush futet në lagje do ta pësojë si ai në Elbasan. Kurse një tjetër emër i rëndësishëm politik, si Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, sërish premton se do të ketë reagim ndaj asaj që ata e quajnë “blerje vote”.

Blerja e Votës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë është një krim që dënohet, por që të dënohet, duhet zbardhur e provuar me fakte. Çdo rrugë tjetër është vetëm justifikim.

Ndikimi, influenca, klientelizmi etj, por edhe pagesa e parave një zgjedhësi për të votuar apo për të mos votuar janë fenomene që edhe ndodhin. Duhen denoncuar dhe bërë presion për tu zbardhur e ndjekur penalisht. Vrasja e njerëzve që cilësohen “tradhëtarë” nga një lider politik është ekzekutim i pastër.

E për ekzekutime po flitet shumë këto ditë, duke motivuar përdorimin e armës ndaj njerëzve.

E gjitha kjo që ka ndodhur e po ndodhur është qartësisht një projekt politik që ka një synim mjaft të qartë: të frikësojë votuesit se “do ua ngrimë buzëqeshjen në buzë atyre mund të fitojnë” dhe të frikësojë elektoratin gri. Madje që prej ditës së sotme, këto akte nuk do të shuhen me ndjesën e Xhelal Mziut, por do të ketë edhe sot, të shtunën, madje deri të dielën pasdite.

Sepse skuadronet nuk janë një emocion por janë krijuar dhe zbatuar nga PD, janë përzgjedhur njerëz si qitës dhe jo oficerë policie që mund të administrojnë stresin dhe përplasjen e tensionit të lartë.

Si PS, ashtu edhe PD, edhe në të shkuarën ka përdorur ish-ushtarakë e ish-oficerë policie si komisionerë, me logjikën e aftësive të tyre operacionale në mbajtje të situatës edhe kur ka tension. Por ky është rast tjetër: “janë krijuar grupe të gatshme terreni” dhe jo komisionerë që të jenë me përgatitje policore-ushtarake. “Skuadronet” janë krijuar për akte dhe jo për numërues…./ Gazeta"Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë