Skulptura dylli për 11 korifejtë e
alfabetit, përurohen në vitin 2017

Skulptura dylli për 11 korifejtë e<br />alfabetit, përurohen në vitin 2017
TIRANE- Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Taqi Buda, D.Qiriazi, Shahin Kolonja, Grigori Cilka, Nushret Vrioni, të 11 anëtarët e Komisionit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të memorizohen në skulptura dylli. Vendimin e ka marrë qeveria e Maqedonisë mes projekteve të vitit 2015- 2017.

Është hera e parë në rajon që figura të rëndësishme të kombit shqiptar do të shndërrohen në skulptura dylli. 11 skulpturat do të vendosen më pas në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, Nuer Asllani, ka pohuar se ky projekt do të zhvillohet në dy faza, e para shpallja e konkursit për projekt ideor dhe faza e dytë, është ajo e përpunimit dhe vendosjes së figurave me dyllë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror