PARIS- Skulptura në dyllë e yllit të Hollywood-it Angelina Jolie është ekspozuar në Muzeun Grevin në Paris, duke u vendosur pranë bashkëshortit të saj Brad Pitt nën tavanin ekstravagant të muzeut të shekullit të 19-të.
Muzeu Grevin ndodhet në Grand Bulevards të kryeqytetit Francez dhe mirëpret çdo vit 5-6 skulptura të reja në dyllë nga njerëz të rëndësishëm të fushave të ndryshme. Skulptura e aktores amerikane është vendosur jo vetëm për shkak të rolit të saj si protagoniste kryesore në filmin më të fundit Malificent të Disney-t dhe roleve të tjera të suksesshme por dhe për rolin e saj si ambasadore në shumë kauza humanitare në të gjithë botën.
Një prej vizitoreve të muzeut Valerie Amate tregon se është e impresionuar nga rezultati final pasi sipas saj skulptura duket shumë realiste dhe mund të vëresh shkëlqimin e zakonshëm në sytë e saj, kjo ndoshta dhe nga fakti që çifti u bashkuan sëbashku më në fund.
Megjithatë jo të gjithë patën të njëjtin mendim, pasi për këtë vizitor ajo përveçse nuk është e njohur por i duket dhe e transformuar dhe jo e bukur. Ndërkohë skulptorit Stephane Barret ju deshën plot gjashtë muaj për të punuar në kopjen në dyll të aktores, duke përdorur fotografi dhe video të panumërta për të rikrijuar imazhin e saj. Muzeu vendosi ta vishte aktoren me veshjen që Angelina doli për herë të fundit në një ceremoni ndarje çmimesh përkrah bashkëshortit të saj, Bred Pitt.
Skulptori Barret u shpreh se ndihet i lumtur për realizimin e çiftit simbol të Hollywood-it dhe se do të ishte një ëndërr për të nëse skulpturat do të vizitoheshin nga vetë personazhet, për t’i krahasuar ato me pamjet reale të tyre.
Muzeu mbart figura nga më të rëndësishmet në botë si mbreti i muzikës pop Michael Jackson, Elvis Presli, Papa John Paul II, apo dhe fituesi i çmimit Nobel në fizikë Albert Einstein dhe lideri Indian Mahatma Gandhi.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO