Skulpturë për Nënë Terezën në Aeroportin e Rinasit, Union Bank mbështet artin

TIRANË- Në aeroportin ndërkombëtar që mban emrin e saj, shenjtorja Nënë Terezë do të përfaqësohet në formën më të veçantë.

Një skulpturë “engjëll” që flinte prej 17 vitesh në mendjen dhe fantazinë e krijuesit të saj, Ilirjan Shima, u realizua vetëm falë mbështetjes së Union Bank.

“Është pjesë e misionit tonë që të japim kontribut edhe në ambientin, shoqërinë tonë. Artistët kanë gjithmonë për suport, dhe ishte një projekt shumë i bukur që e kemi bërë dhe me dashur”, tha zëvendës drejtorja e përgjithshme e Union Bankë, Suela Bokshi.

Për skulptorin Ilirjan Shima, ky moment është realizimi i një ëndrre të madhe 17-vjeçare.  

“Është një vepër që i bën mirë Shqipërisë. Unë doja ta shikoja si frymë. I hoqa trupin që ti dukej ideja. Mori statusin e të përjetshmes. E bëra brenda një viti. Më pak se një vit. Kohë rekord. Bardhësia dhe mënyra se si ujërat e mermerit e mbështesin shumë dhe idenë e Nënë Terezës”, tha skulptori i veprës.

Veç mbështetjes ndaj artit, për zv.drejtoreshën e Union Bank, Suela Bokshi, vendosja e skulpturës në aeroportin Nënë Tereza përcjell edhe një mesazh të fortë besimi për udhëtarët që kanë nevojë për shërbime.

“Union Bank, një bankë shqiptare tashmë për 18 vite është këtu jo vetëm me degët e saj, bankomatet apo produktet që ka, është këtu për të suportuar jo vetëm klientët e saj, por për të gjithë ato shqiptarë që e kanë këtë aeroport një portë hyrëse për tek familjet e tyre. Pavarësisht se ku jetojnë, gjithmonë do të gjejnë në bankën tonë një vend për të gjetur shërbimet e tyre. Qoftë për të depozituar, marrë shërbime të tjera, marrë financime. Nga ana tjetër është portë e madhe dhe për hyrjen e turistëve. Turistët janë të mirëpritur me shërbime të ndryshme”, tha Bokshi.

Përurimi i kësaj vepre, përkon me 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri pas rënies së diktaturës, të Papa Gjon Palit të dytë, i cili u mirëprit nga Shën Tereza e Kalkutës, nobelistja e paqes.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre