Union Bank dhe Bashkia Tiranë nënshkruajnë marrëveshjen për Kartën e Studentit 2 në 1

Union Bank dhe Bashkia Tiranë nënshkruajnë marrëveshjen për Kartën e Studentit 2 në 1

Union Bank sjell për herë të parë në treg Kartën e Studentit 2 në 1 në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Rinisë pranë saj. Me këtë rast është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit nga  Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj. Kjo është një kartë unike që ofrohet për herë të parë për studentët, dhe është kartë debiti dhe njëkohësisht kartë studenti. Karta e studentit 2 në 1 u vjen në ndihmë studentëve që ta përdorin atë si kartë debiti si pagesa, blerje, etj., si dhe njëkohësisht të përftojnë nga uljet që ofron si Kartë Studenti.

Znj. Veipi në fjalën e saj ndër të tjera tha: “Jemi të kënaqur që në këtë vit akademik vijmë pranë studentëve me kartën 2 në 1 e cila është karta e parë e këtij lloji në vend. Ne jemi të angazhuar tu ofrojmë këtyre të rinjve produkte dhe shërbime bankare të përshtatura enkas për ta dhe që janë në linjë me zhvillimet e reja teknologjike të kohës. Dhe jemi të bindur që Karta e Studentit 2 në 1 është një produkt inovativ, që përshtatet me nevojat e studentëve dhe shërben si një fillim i mirë në edukimin e tyre finananciar dhe bankar.”

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Z. Veliaj u shpreh në fjalën e tij: “Sot na vjen në ndihmë Union Bank me një risi për Kartën e Studentit. Fakti që sot mund të kemi një kartë e cila përfshin edhe aksesin në shërbimet bankare edhe aksesin në shërbimet e Agjencisë së Rinisë është fantastike.”

Union Bank mbetet gjithmonë e angazhuar dhe në mbështetje të të rinjve dhe studenteve, duke u ofruar atyre mundësi për pavarësi financiare dhe një menaxhim sa më të mirë të financave në të ardhmen. Në këtë vit të ri akademik Karta e Studentit 2 në 1 është zgjedhja më e mirë për studentët që studiojnë në të gjitha universitetet e Tiranës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë