Tregëtia e hekur – nikelit drejt tregut kosovar, nga kompanitë që shfrytëzojnë parcelat e tokave të Kukësit duke marrë prej tyre hekur – nikel e duke e transportuar në mënyrë jo korrekte, ka bërë që Rruga e Kombit të ndotet sërish, duke u kthyer kështu në një fenomen të përjavshëm e të pazgjidhshëm akoma.

Siç tregojnë edhe këto foto, traseja e rrugës është skuqur e gjitha dhe për këtë nuk dihet nëse është ndërhyrë nga autoritetet përkatëse, pasi kjo është jo vetëm një ndotje mjaft e madhe për autostradën, por është e rrezikshme edhe për shëndetin e banorëve.

rruga e kombit

Ndotja është shfaqur ditëve të fundit më së shumti në njërën korsi të rrugës së Kombit, konkretisht në segmentin Fushë Dukagjin- Kukës- Malorja e Shehlerëve.


rruga e kombit
Nuk është hera e parë që kjo ndotje përsëritet në Rrugën e Kombit ndërkohë që monitorohet nga policia rrugore.

rruga e kombit

Si pasojë e kësaj prezence minerali dhe lagështisë, në trasenë e rrugës është vështiresuar qarkullimi.

rruga e kombit

Vetëm disa ditë më parë njëta korsi e  Rrugës së Kombit u ndot masivisht dhe sipas Policisë Rrugore janë marrë dy masa administrative për dy automjete të tonazhit të rëndë të cilët transportonin mineral jashtë kushteve të lejuara në Kodin Rrugor.

rruga e kombit

Por, këto dy ndëshkime nuk kanë penguar kompanitë që të vijojnë transportin e hekur – nikelit drejt Kosovës, duke e ndotur rrugën dhe duke e kthyer atë në një rrezik për gjithë banorët nga ku kalon gjurma e Rrugës së Kombit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)