Skuthat e politikës, po e mbyllin ciklin

Skuthat e politikës, po e mbyllin ciklin

Presidenti Ilir Meta dhe Ish-kreu i PD, Sali Berisha

Ata e kishin menduar mirë planin e tyre. Por harruan se po bënin shaka me “zjarrin”. Po luanin me qeverinë dhe kryeministrin e gabuar. Këtë e deklaroi edhe vetë Edi Rama. U deklaroi se “plani për të bllokuar vaksinimin dhe izoluar Shqipërinë dështoi”. Dhe sikur të mos kishte ndodhur gjë, kryetari i LSI-së, Iilir Meta, vazhdon të ridalë në medie, madje të  akuzojë, nxisë  por dhe të kërkojë nga KLSH-ja, nisjen e “auditimit ndaj Albkontrollit”.

I vetmi që është strukur në skutën e tij, duke pritur çdo të ndodhë është Doktori. Ai priste ndoshta diçka tjetër. Plani më ogurzi i bllokimit të trafikut ajror dhe izolimit të vendit, ka dështuar. Ai i shkon për shtat vetëm skuthave të politikës, dhe jo politikanëve të rracës. Ata që besuan vërtetë në planin e Metës dhe Berishës, sepse ishin sa naivë, aq edhe pocaqi. Mercenarë të blerë me premtime aventurierësh, tentuan të mbanin peng jetën, shëndetin dhe imazhin e vendit. Grupimi më i poshtër i lëtyrave, ka dështuar me turp.

Pas 25 Prillit, skuthat e politikës mbyllin ciklin e tyre, dhe do të jenë shumë shpejt objekt i drejtësisë. Ata i bënë shërbimin e fundit lakmive dhe skenarit të dyshes  më turpëruese të politikës shqiptare, për të ndalur Edi Ramën, për të ndalur Shqipërinë në rrugën e saj europianiste, për të ndalur procesin e vaksinimit të shqiptarëve. Kjo tentativë e ndyrë që më tepër ngjet edhe me një  orvatje të dëshpëruar  për “grusht shteti”, do të marrë përgjigjen e duhur në 25 Prill.

Ata tentuan të ringjallnin hijen e zezë të 1997, ata guxuan të shkelnin mbi Kushtetutën e vendit, ata vepruan sipas një skenari të hartuar  në kokën  dhe mëndjen e mbrapashtë të dy skuthave të politikës së vjetër. Qerres së Metës dhe Berishës, nuk kishte si  ti ndahej edhe Lulzimi. Njeriu më i padëshiruar për shumicën e shqiptarëve, kavia eksperimentuese e Sali Berishës.Edhe ai e quajti veprimin e kontrollorëve të Rinasit “të drejtë dhe të ligjshëm”, dhe më skandalozja, akuzoi  Edi Ramën si “shkaktari  kryesor i situatës së krijuar”. Edhe Lulzimi, shumë shpejt do të jetë qehajai i dyshes Meta-Berisha.

Edhe ai do të jetë objekt i organeve të drejtësisë së re. Pas 25 Prillit, ndëshkimi  ligjor, nuk do të kursejë askënd nga ata, që  deri sot kanë rendur me vrap, të sabotojnë, bllokojnë dhe izolojnë të ardhmen e shqiptarëve. Kryetari de jure i LSI-së, ka hapur thesin, dhe nuk po kursen asgjë për të sjellë kaosin në Shqipëri. Ai që deklaron se “do ti pres duart atij që vjedh votën”, ka nisur të ndjejë fundin politik, ndaj dhe është kapur fort pas kumbarit të tij Sali Berishës.

Ata sot janë “grupi zjarrit”, ndaj dhe janë të gatshëm të ndezin flakë vendin, sepse e dinë se do të humbasin gjithçka pas 25 Prillit. Politika ka qenë dhe është  në vetvete, një projekt i lidhur me të ardhmen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, me atë që u lëmë  pas brezave, ndaj dhe është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Një politikan i mbrapshtë, që llogarit sipas interesit vetëm “votat e pushtetit” pa shikuar drejt së ardhmes nuk ka lidhje me historinë. Brënda saj mbetet vetëm politikani i përgjegjshëm dhe  ndërtues, ai që fatin e tij e ka lidhur fort me interesin e përgjithshëm. Pjesa tjetër e politikës,  mbledh skuthat, ata që e mbyllin ciklin me turp, për ti çuar  një ditë në koshin e plehrave…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh