SkySport: FSHF synon të firmosë
me ish-milanistin, Pipo Inzaghi

SkySport: FSHF synon të firmosë<br />me ish-milanistin, Pipo Inzaghi
Duket se përveçse në mediat sportive shqiptare edhe ato italiane si rend dite kanë çështjen e gjetjes së teknikut që do të zëvendësojë Gianni De Biasin.
 
Kjo vjen për shkak të deklaratës së presidentit Duka, i cili u shpreh se kërkon një teknik Italian pwr drejtimin e Kombwtares.
 
Sipas SkySport, FSHF-ja, ka piketuar trajnerin me pak eksperiencë teknike por me eksperincë të gjatë në fushën e blertë, trajnerin e Venecias dhe ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi.
 
43-vjeçari Italian këtë sezon drejtoi skuadrën e Venecias dhe arriti ta ngrunte në Serinë B, nja arritje e shkëlqyer e tij si trajner.
 
Pas kësaj arritje, Pipo Inzaghi është i shumë kërkuar nga klube të ndryshme, por sipas mediave italiane,  ish-sulmuesi i kuqezinjve është duke menduar që të qëndrojë në itali në Seria B, apo të ndërrmarë një aventurë më kuqezinjtë e Shqipërisë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori