Vijon në terren aksioni kundër informalitetit në ekonomi. 

Hetimi Tatimor ka nisur një aksion për bllokimin e aktivitetit të subjekteve tregtare që nuk lëshojnë kuponin tatimor në Tiranë. 

Në fakt disa subjekte që janë konstatuar në shkelje nga Heitmi Tatimor, kanë përfunduar me aktivitetin e tyre të mbyllur.

Njëri prej subjekteve të mbyllura është një kafene në zonën e Brrylit, ndërkohë që është mbyllur edhe një lokal tjetër te Qendra Tregtare "Galeria" në qendër të Tiranës.