'S'lëvizin gishtin, qeveria u dha garanci'! Vasili del bllof për tarifat telefonike

'S'lëvizin gishtin, qeveria u dha garanci'! Vasili del bllof për tarifat telefonike

Petrit Vasili

TIRANE-N/kryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, por edhe AKEP-in dhe Autoritetin e Konkurrencës se nuk kanë reaguar për rritjen e çmimeve nga kompanitë celulare. Vasili u shpreh se qeveria është në krah të monopoleve dhe kundër qytetarëve dhe se rritja e çmimeve është bërë me garancinë që kjo do të jetë e paprekshme.

"Shqiptarët janë përballur këto ditë me një rritje të menjëhershme të tarifave të telefonisë celulare të kryera nga disa kompani njëherësh, deri në 15-20% të çmimit dhe dyfishimin e vlerës minimale të rimbushjes nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë të vjetra. Kjo rritje e tarifave bëhet në mënyrë të menjëhershme, pa asnjë paralajmërim dhe pa dhënë asnjë arsye. Fakti që këto rritje tarfiash bëhen mënjeherë dhe të gjitha kompanitë ofrojnë të njëjtat paketa, me të njëjtat çmime dhe të njëjtat rritje, tregon që kemi të bëjmë me një marrëveshje të karakterit monopolist në dëm të qytetarëve dhe me garancinë që kjo do të jetë e paprekshme nga ana e qeverisë.

Sigurisht një veprim i tillë, kryhet sepse drejtuesit e kompanive celulare janë shumë të qetë që qeveria nuk është kurrë pengesa e tyre por është në krah të tyre dhe nuk bën asgjë për mbrojtjen e intereasve te qytetarëve. Kryeministri Edi Rama, i cili ka mbrojtur e ulëritur për oligarkët e koncesionet e tyre, nuk thotë asnjë fjalë për këtë veprim që monopolet e telefonisë celulare kryejnë në dëm të qytetarëve. Asnjë agjensi shtetërore, qoftë AKEP, apo Autoriteti i Konkurrencës nuk lëvizin gishtin dhe nuk reagojnë, a thua se kjo masë ka të bëjë me popuj të tjerë mijëa kilometra larg Shqipërisë dhe jo vetë me shqiptarët nga xhepat e të cilëve do të dalin miliona euro të cilat do të përvetësohen nga kompanitë' tha Petrit Vasili ndër të tjera.

Por e vërteta është ndryshe nga akuzat e Petrit Vasilit. Shqiptarja.com sot publikoi dokumentin që tregon se Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dy vendime për këtë çështje pezullimin e rritjes tarifore dhe hetimin paraprak. Kjo masë e përkohshme do të jetë në fuqi deri në përfundim të procedurës hetimore nga Autoriteti për tregun e shërbimeve celulare. Ankuesit pretendojnë se kompanitë celulare kanë rritur çmimet në mënyrë të pajustifikuar, pa informuar konsumatorët e telefonisë celulare dhe në dëm të interesave ekonomike të këtyre konsumatorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI