Sllobodan Petroviç: Marrëveshja
nuk ka kthim prapa
Zëvendëskryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviç është i bindur se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka kthim prapa dhe se implementimi i saj ka garanci të forta.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviç është i bindur se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka kthim prapa dhe se implementimi i saj ka garanci të forta. Përkundër realitetit në terren, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, dëshiron të jetë optimist se raportet midis Serbisë dhe Kosovës po ndryshojnë.
Ai flet për ndjesinë e mirë e të qenit pjesë e ekipit negociator përkrah kryeministrit Hashim Thaçit, karshi bashkëkombësit të tij Ivica Daçiç në Bruksel. Por, ajo për të cilën aktualisht Petroviç nuk dëshiron të flas shumë, është referendumi që kanë paralajmëruar serbët e veriut.
Petroviq beson se marrëveshja e arritur së fundi mes të dyja vendeve do t’i jep një impuls të fuqishëm përmirësimit të raporteve ndëretnike. Megjithatë, thotë se implementimi i saj do të jetë i vështirë.
“Gjithsesi se do të jetë vështirë, tejet e vështirë. Vetë mbërritja deri tek kjo marrëveshje ishte e vështirë. Por, tani mbetet që marrëveshja dhe implementimi të shënoj shkëputje nga e kaluara dhe gjithçka të arrihet me koncensus”, thotë Petroviç.
Kjo shkëputje me të kaluarën, sipas Petroviq, shpresohet të arrihet me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë në tërë Kosovën.
“Zgjedhjet lokale me marrëveshje parashihen të mbahen këtë vit dhe unë nuk shoh ndonjë element që mund të pengoj këtë proces. Tani do të kemi përfaqësues të tjerë lokal dhe do të kemi Asociacionin e Komunave serbe. E vetmja që mund të diskutohet është përqindja e daljes në zgjedhje. Ajo që duhet theksuar është se ky proces do të organizohet nga institucionet e Kosovës dhe procesin do ta lehtësojë
OSBE. Pra, zgjedhjet do të jenë në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Petroviç.
Me gjithë optimizmin, zëvendëskryeministri Petroviq ende nuk mund të jep shpjegime se si do të implementohet marrëveshja e arritur në Bruksel, cilat janë fazat e saj, si do të evoluoje ajo tutje dhe cila është e ardhmja e saj.
Marrë nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15