Tragjedi në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë drejtoreshën dhe një student në shkollë, një vajzë e plagosur! Policia njofton arrestimin e autorit

BRATISLAVË – Dramë në Sllovaki, ku një student 18-vjeçar ka vrarë me thikë dy persona. Sulmi ka ndodhur rreth orës 13:00 në palestrën e një shkolle në Spišská Stará Ves, një qytet në distriktin Kežmarok, në pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Poloninë.

Sipas informacioneve fillestare nga mediat sllovake, i riu ka vrarë drejtoreshën e shkollës dhe një shok klase, ndërsa një tjetër studente ndodhet në gjendje kritike. Fillimisht, i dyshuari arriti të largohej nga vendngjarja, por policia më pas njoftoi se e ka arrestuar atë.

Sipas faqes së gazetës sllovake Denník N, agresori 18-vjeçar ishte shpërblyer vitin e kaluar si një nga përfaqësuesit më të mirë të shkollës. Ai kishte shkëlqyer në gara rajonale dhe kishte marrë pjesë me sukses në konkurse si Young European, Young Digital European dhe Olimpiadat e Gjuhës Gjermane. Përveç rezultateve akademike, ai e kishte përfaqësuar shkollën edhe në sport: ishte pjesë e ekipeve shkollore të futbollit të vogël, basketbollit dhe floorball-it.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, duke komentuar ngjarjen e rëndë në shkollën në verilindje të vendit, tha se është «e vështirë të kuptohet çfarë ka ndodhur», duke këshilluar që politika të qëndrojë në heshtje.

«Shpreh ngushëllimet e mia dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit», shtoi kryeministri në një mesazh në rrjetet sociale.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë

Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë