Sllovakia thotë se nuk është pengesë për të ardhmen evropiane të Kosovës. Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, shteti i të cilit ende nuk e ka njohur Kosovën, gjatë një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të pjesëmarrjes në konferencën ministeriale të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.
Sipas KosvaPress, Hoxhaj e ka falënderuar Lajcakun për ftesën dhe përkrahjen që Sllovakia po i jep Kosovës në të gjitha drejtimet, ndërsa ka marrë konfirmimin se shteti sllovak nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Një takim tjetër bilateral Hoxhaj ka zhvilluar edhe me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Grzegorz Schetyna, të cilin po ashtu e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, në ecjen e saj të shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
"Takova ndaras dy ministrat e jashtëm të Sllovakisë dhe Polonisë, shtete këto që vazhdojnë ta përkrahin të ardhmen evropiane të Kosovës. Veçmas e falënderova ministrin Lajcak për ftesën dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe", ka thënë Hoxhaj.
Kryediplomati kosovar ka qëndruar të premten në Sllovaki për të marrë pjesë në konferencën e përbashkët të ministrave të jashtëm të katër vendeve të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor./ATSH/
/Shqiptarja.com